Besart Baruti është kryetar i ri i Federatës së Karatesë së Kosovës.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi, ka bërë të ditur edhe letrën zyrtare të Departamentit Elektronik të Organizatave Joqeveritare (SEOJQ).
Nga ana tjetër Avni Gashi ende e konsideron veten kryetar të Federatës së Karatesë së Kosovës.
Letra zyrtare e Departamentit Elektronik të Organizatave Joqeveritare
Nazmi Gashi ua ka përcjellur letrën zyrtare klubeve të karatesë, ku sot ka marrë edhe konfirmimin nga Departamenti Elektronik i Organizatave Joqeveritare (SEOJQ).
“Të nderuara klube dhe trajner, Ju njoftojmë se Federata e Karatesë e Kosovës ka pranuar leterkonfirmimin nga Departamenti Elektronik i Organizatave Joqeveritare (SEOJQ), dhe përfaqësuesi i autorizuar i FKK-së është z. Besart Baruti - kryetar.
Procesi i ndryshimit të personit të autorizuar kërkon një listë të gjatë dokumentesh, përfshirë anëtarët e Kuvendit me nënshkrime dhe numrat personal, procesverbalin e Kuvendit, vendimin për personin e ri të autorizuar dhe Statutin e FKK-së.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit për 15 ditë pune, kërkesa është pranuar si valide dhe e rregulltë, dhe përfaqësuesi i autorizuar i FKK-së është z. Besart Baruti- Kryetar i Federatës se Karates së Kosovës”, njofton Gashi kubet e karatesë.