Eurobasket 2025, përfundon pjesa e parë mes Zvicrës dhe Kosovës

Sporti

Eurobasket 2025, përfundon pjesa e parë mes Zvicrës dhe Kosovës

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 18:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen tejet interesante mes Kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë parakualifikues të Eurobasket 2025.

Pas dy çerekëve lojë të zhvilluara në parketin “Site Sportif Saint-Leonard” të Fribourgut, Zvicra gjendet në epërsi prej katër pikëve ndaj Kosovës.

Zvicra hyn në pushim duke avancuar me shifrat 39:35 ndaj “Dardanëve”.

Çereku i parë i ndeshjes u mbyll me shifrat 21:20, kurse i dyti 18:50, që të dy në favor të “Helvetikëve”./Kp

Deri tani, basketbollisti më i dalluar ishte ai i Kosovës, Dominic Artis, i cili regjistroi 13 pikë, katër kërcime e dy asistime, kurse te Zvicra më i miri ishte Brunelle Tutonda me 10 pikë e tre kërcime.

Rezultati i pjesës së parë, 39:35 në favor të Zvicrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat