Australia, tre të arta në not

Sporti

Australia, tre të arta në not

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 20:52
Australia

Rekord Botëror në 4x100 metra e miksuar, dallohen Makevoi dhe Mekkeoun

Australia dominon ditën e shtatë të garave të notit në Kampionatin Botëror të Sporteve Ujore në Fukuoka.

Jo vetëm tre medalje të arta, që shkon në numrin 15-të në total, por dhe rekord të ri botëror, i cili ka ardhur në stafetën 4x100 metra e përzier meshkuj e femra. Australianët kanë fiksuar kohën e re 3’18”83 duke lënë nga pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.

E arta e dytë e ditës për Australinë do të vinte në 50 metra stil i lirë për meshkuj, atje ku Makevoi me kohën 21”06 do të vendoste rekord të ri për Oqeaninë.

Pas tij amerikani Aleksi dhe britaniku Proud.

Dhe medalja e tretë ishte nga Mekkeoun në 200 metra shpinë për femra me kohën 2’03”85, që ka lënë nga pas amerikanen Smith dhe kinezen Peng.

Një e artë ishte për Sjoestroem të Suedisë në 50 metra delfin për femra me kohën 24”77, që ka lënë nga pas kinezen Zhang dhe amerikanen Uolsh. Më pas në 100 metra delfin për meshkuj fitues ishte francezi Gruset me kohën 50”14.

Pas tij kanadezi Liendo dhe amerikani Roz.

Dhe ndërkohë amerikania Ledeski ka marrë medaljen e artë në 800 metra stil i lirë për femra me kohën 8’08”87. Në vendin e dytë kinezja Li dhe në të tretin australiania Titmus. Botërori i Sporteve Ujore në Fukuoka përfundon të dielën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat