Atleti i kombëtares së Kosovës, Muhamet Ramadani, ka shënuar sukses të madh në Kongo, duke u stolis me medalje të argjendtë në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023.
Komiteti Olimpik i Kosovës e lartëson rezultatin e talentit të madh të atletikës në vendin tonë.
“Muhamet Ramadani ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e tij.
Atleti ynë, fitoi medaljen e argjendtë në hedhje të gjylës në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023.
Rezultati i tij ishte 18.36 metra.
Është kjo medalja e dytë për atletikën në Kinshasa 2023, pas të argjendtës së Gresa Bakraqit dhe e treta për Kosovën.
Urime Bakraqit, Ramadanit dhe trajnerit të tij, Shaban Ramadani, që ndodhet në Kinshasa, dhe gjithë komunitetit të atletikës”, njofton KOK-u.