Gjendja e tifozit bullgar të plagosur në Shkup po përmirësohet

Sporti

Gjendja e tifozit bullgar të plagosur në Shkup po përmirësohet

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 16:09
Shkup

Gjendja e Dragomir Andonovit, i cili u sulmua me thikë teksa ishte duke ndjekur një ndeshje futbolli në Shkup, është duke u përmirësuar, tha Akademia Mjekësore Ushtarake.

Agjencia bullgare e lajmeve, BTA, raporton se pacienti është shtruar në një departament të përgjithshëm të kirurgjisë dhe analizat e tij laboratorike janë normale.

Andonov u transportua nga Shkupi më 3 gusht me një helikopter Mi-8 të Operatorit Shtetëror të Aviacionit bullgar dhe u mbikëqyr nga një ekip mjekësh nga Akademia Mjekësore Ushtarake.

Javën e kaluar tifozët bullgarë të futbollit u sulmuan disa minuta para fillimit të ndeshjes të Ligës së Konferencës midis FC Shkupi dhe FC Levski në Shkup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat