Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Superligën e Kosovës, të vlefshme këto për xhiron e parë të sezonit të ri 2023/24.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Kampi Nacional” të Hajvalisë, Prishtina po avancon 1:0 ndaj Feronikelit ’74.
Golin e vetëm deri tani për skuadrën e Debatik Currit e shënoi Egzon Sinani në minutën e 34’ të ndeshjes./Kp
Ndërkaq, pas 45’ minutave lojë në stadiumin “18 Qershori” të Klinës, Dukagjini po barazon pa gola me skuadrën e Malishevës.
Në fakt, Malisheva arriti ta gjejë golin përmes Altin Aliut, por që iu anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Pjesa e parë:
Prishtina 1:0 Feronikeli ‘74
Dukagjini 0:0 Malisheva