Harry Kane kompletoi dje transferimin e tij te Bayern Munichu, ndërsa ylli anglez arriti ta bëj edhe debutimin e tij për kamionin gjerman në Super Kupën gjermane.
Kane debutoi si lojtar i Bayernit në humbjen turpëruese 3:0 të Bayernit ndaj RB Leipzig mbrëmë.
Tani, kapiteni i Kombëtares së Anglisë ka shpjeguar se pse u largua nga Tottenhami për t’iu bashkuar Bayernit.
“Gjithmonë dëshira ime ka qenë që të sfidoj vetën në nivelet më të larta. Unë dua të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të garojë për titull çdo vit”, tha Kane./kp
“Për këtë arsye erdha te Bayerni, është njëri nga klubet më të mëdha në botë, gjë që ma mundëson ta bëjë atë gjë”, shtoi më tej Kane.
Kane u inkuadrua mbrëmë në lojë kundër RB Leipzig kur e zëvendësoi Mathys Tel në minutën e 63’ të ndeshjes.