Brentfordi dhe Tottenham Hotspur e nisin sot sezonin e ri të Premier Ligës duke u përballur me njëri-tjetrin.
Me fillim nga ora 15:00 stadiumi “Brentford Community” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes dy skuadrave londineze, Brentford dhe Tottenham.
Brentfordi në sezonet e fundit është shndërruar në një skuadër premtuese dhe që tregon futboll tԯ bukur, ndërsa Tottenhami e nis sezonin e ri me një dukje të re./kp
“Gjelat” janë me trajner të ri, pasi që Ange Postecoglou morri drejtimin e skuadrës këtë verë, ndërsa tani janë pa rekordmenin dhe tashmë ish-kapitenin e klubit, Harry Kane.
Të dy skuadrat do kërkojnë me çdo kusht fitoren, që ta nisin në mënyrën më të mirë sezonin e ri.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.