Në Pejë po mbahet kampi veror i karatesë, i cili është organizuar nga klubi i karatesë Arena me trajnerin Baki Desku.
Falë këtij kampi, Peja ishte vendtakim për trajnerët e shquar të karatesë.
Raif Musa trajner i karatesë ka treguar përvojën në këtë kamp.
Pamje nga kampi
“Si pikë takimi e shumicës së instruktorëve elitar të karatesë së Kosovës, ishte shkolla verore e karatesë ‘Arena’, që e organizon sensei Baki Desku në Pejë.
Pra, zhvillimi i vazhdueshëm profesional për trajnerët është bashkëpunimi i tyre i sinqertë si një mekanizëm i fuqishëm për avancimin e proceseve reformuese dhe ndryshimeve në Federatën e Karatesë, sepse vetëm në këtë formë nga shkëmbimi i përvojave, reflektohet puna ekipore si alfa e omega e vlerave të mirëfillta të sukseseve”, ka shkruar Musa në profilin e tij në facebok.
Musa thotë se ky takim ka qenë me rëndësi të veçantë ku i unifikojnë teknikat dhe metodologjinë e punës me studentët.
“Prandaj, faleminderit sensei, që na mundësove që ta përjetojmë një ndjenjë të papërshkruar gjatë gjithë stërvitjes së përbashkët dhe ambientin e sinqertë shoqëror më pastaj.
Kjo ndjenjë bashkëpunimi duhet fuqizuar tutje që të frymojmë dhe unifikojmë teknikat dhe metodologjin e punës me studentët e karatesë në nivel kombëtar”, ka nënvizuar Musa.
Trajnerët:
Ismal Fazliu
Nazmi Gashi
Shumzim Krasniqi
Isak Curri
Leutrim Pepaj
Muhamet Rexhepi
Raif Musa
Bajram Bajrami
Rexhep Bajrami