Shkoi ta ndihmojë agresorin rus kundër Ukrainës, gjen vdekjen selektori i arteve marciale në Rusi.
Sergej Lepyakhov, përzgjedhësi rus në sportet e arteve marciale sambo, vdes në Ukrainë.
“Vritet përzgjedhësi i kombëtares në sambo, Sergej Lepyahov, i cili ka drejtuar Kombëtaren që nga viti 2016, ndërsa në front ka shkuar vullnetar”, thuhet në njoftim e “RIA Novosti”.
“Lepyakhov ishte një figurë kryesore në promovimin e sambos në komunitetin rus të mundjes, veçanërisht në zonën e Novosibirsk ku ai filloi karrierën e tij si trajner.
Në Federatën Kombëtare të Sambos punonte edhe bashkëshortja e tij Nadezhda dhe pasionin për këtë aftësi e trashëgoi djali i tyre”, shkruan më tej.