​Futsall/ Prishtina 01 e nis me fitore rrugëtimin drejt Ligës së Kampionëve

Sporti

​Futsall/ Prishtina 01 e nis me fitore rrugëtimin drejt Ligës së Kampionëve

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 09:57
​Futsall

Kampioni i Kosovës në futsall, FC Prishtina 01 ka shënuar fitore bindëse ndaj kampionit të Islandës, Ísbjörninn, me rezultat 11:1 në ndeshjen e parë në kuadër të fazës së grupeve në paraeliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen e hapi goli i Halim Selmanajt, ndërsa islandezët barazuan menjëherë në 1-1.

Më pas nisi dominimi i kampionit tonë që e mbylli pjesën e parë me rezultat 5:1, ndërsa ndeshjen në tërësi me rezultat 11:1.

Ylli Mazreku shënoi het-trik, ndërsa nga dy gola i shënuan Ari Kaqanolli dhe Drilon Maxharraj.

Nga një herë shënuan Fitim Krasniqi, Malush Qerimi, Ermir Kryeziu dhe Halim Selmanaj.

Sot FC Prishtina 01 luan ndaj skuadrës Utlerira nga ora 16:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat