Dje kemi publikuar dy dëshmi se si prindërit kanë paguar që vajzat e tyre të marrin pjesë në Kampionatin Evropian në karate.
Prindi ka paguar me 8 qershor të vitit 2022 në xhirollogari të Federatës së Karatesë së Kosovës.
Prindi ka paguar 519 euro për vajzën e tij, ky është edhe një skandal tjetër në karatenë e Kosovës.

Dëshmia
“Prej vitit 2017 e deri me tash kemi paguar nga xhepi.
Vitin e kaluar kam paguar 519 euro për vajzën time për me marrë pjesë në Kampionatin Evropian në karate, për kadet, junior, U21 dhe senior, që u mbajt në Çeki”, tregon prindi i një vajze dhe ka dërguar edhe dëshminë!
Karateja është sport i kategorizuar në Kategorinë A!