MKRS apo KOK-u? Monitoruesit e MKRS kontestojnë shumicën e pikave të kuvendit të FKK-së
Dilema është, se dy monitoruesit e Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, kanë kontestuar shumicën e pikave në
Kuvendin Zgjedhor të Karatesë së Kosovës, që është mbajtur me 4 korrik të vitit 2023.
Ky kuvend ka zgjedhur për kryetar Besar Barutin.
Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet se a do të pranohet apo jo ky kuvend si i rregullt nga MKRS!
Nga ana tjetër, Komiteti Olimpik i Kosovës e njeh këtë kuvend në bazë të asaj që shihet edhe të falënderimi i z. Baruti.
Asgjë nuk ka të keqe këtu, por KOK-u është dashur të presin vendimin final nga MKRS.
Nëse MKRS e njeh kuvendin e 4 korrikut të vitit 2023, është në rregull, nëse nuk e njeh, cila do të jetë përgjigjja e KOK-ut në këtë rast? Dikush duhet të jap dorëheqje morale!
KOK duhet ta ruajë pavarësinë e saj si institucion, dhe duhet ta presin vendimin final nga MKRS!
Më rëndësi është fjala e MKRS-së, është shtet o burrat e botës!
E kemi rastin e Këshillit për Arbitrazh Sportiv (KAS), ku vendimi i tyre në rastin e Dinamos së Ferizaj u injorua dhe as që është përfillur nga Federata e Futbollit e Kosovës.
A mos vallë KAS po humb kredibilitetin, ndryshe nuk shpjegohet kur ta “hedhin vendimin për dritare në baltë”!
Pse të ekzistojë KAS-i?
Federata e Karatesë së Kosovës ka dalur me një letër.
“Pjesë e ekspeditës së Federatës së Karatesë së Kosovës në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, janë Alma Loki dhe Ventor Gjuka, garues në disiplinën në Kata dhe trajneri i përfaqësuesës se Kosovës Isak Curri si dhe Nazmi Gashi-Sekretar i Përgjithshëm i FKK-së.
Federata e Karatesë e Kosovës falenderon Komitetin Olimpik të Kosovës për përkrahjen dhe mbështetjen financiare, sepse të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga Komiteti Olimpik i Kosovës, përfshirë udhëtimin, akomodimin, ushqimin dhe trajnimet 3 ditore që do t’i ndjekin garuesit tanë gjatë qëndrimit në Heraklion, Greqi.
Federata e Karatesë e Kosovës falënderon Komitetin Olimpik të Kosovës për këtë mundësi të çmuar”, - thuhet mes të tjera në njoftimin e Besart Barutit - kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.