Flokë të dendura në fillim të viteve të 80-ta, e lakmonin të gjithë!
Shikimi i tij si 14 - vjeçar në atëkohë, ishte tregues se ky djalosh një ditë do të bëhej një luan i pamposhtur në arenën sportive!
Pas pesë viteve, në vitin 1984 u bë kampion olimpik, më i riu i olimpit, vetëm me 19 vite, rekord ende i paarritshëm nga viti 1984.
Është legjenda e mundjes, Shaban Tërstena, sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave.
Shqiptari që shtriu përtoke elitën ish jugosllave dhe të botës.
Shabani i madh as që i bënte hesap garuesit në ish Jugosllavi, të cilët për të ishin një lloj supe e mëngjesit!
Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988,
“E njihni këtë djalë kur ishte 14-vjeçar?
A e dini se çfarë bëri ky fëmijë pas vetëm 5 vitesh në sportin luftarak?”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.