Legjenda e sportit shqiptar, ish karateisti i mirënjohur Enver Idrizi, kur kujton vitet e arta, ndalet pak, nuk mund t’i kontrollon emocionet, merr frymë thellë, sikur i dridhet trupi nga emocionet, veçmas kur shikon fotografinë në moshën 18-vjeçare përplot medalje në qafën e tij.
Enver Idrizi i madh, thonë se kur dilte në arenë në atëkohë, ishte sikur një dinozaur për kundërshtarët!
Përveç shpejtësisë dhe artit luftarak, e veçonte edhe zgjuarsia për faktin se e diktonte në sy rivalin se sa mund të peshojë dhe sa mund të qëndrojë, edhe ku e ka pikën e dobët për të deklasuar!
Lëvizjet e Enver Idrizit në arenë, ishin sikur një armë sot e përsosur luftarake, e hidhte rivalin në pozicion mat.
"Në Frankfurt pata gjithsej 14 duele.
Në finalen e konkurrencën absolute munda reprezentuesin e Gjermanisë Andress Horn, një karateist i mirë, të cilin, ç është e drejta e pata mposhtur edhe në Malajzi.
Ai pati epërsinë e madhe, avanconte 3:0.
Druaja nga referimi. Mendoja se taktikisht është më mirë t'o lija përparësi1
Në 30 sekondat e fundit bëra kthesë me dy ipponë dhe ngadhënjeva”, kishte deklaruar në vitin 1995 për gazetarin e mirënjohur Njazi Ejupi
“Kampion botëror në konkurrencën absolute dhe nënkampion në kategorinë. e rëndë”, ka shkruar në vitin 1995 revista sportive “Top Sport”.
Çfarë pas këtij triumfi në Frankfurt dhe pse policia gjermane e ndali kolonën me qindra makinave të shqiptarëve, tregon më së miri Idrizi.
“Gjatë gjithë kohës në Frankfurt gëzoja përkrahjen e zëshme të publikut shqiptar.
Pas kampionatit, deri në mëngjes, së bashku me mua, kremtuan titullin e kampionit botëror. Mbi 200 vetura me flamuj shqiptarë parakaluan nëpër rrugët e Frankfurtit.
Për shkak të kremtimit të zhurmshëm kolonën e ndali edhe policia gjermane.
Më të mësuar shkasin, nuk e bënë të madhe”, kishte deklaruar Idrizi në ato vite. Enver Idrizi si 18-vjeçar, thesari i medaljeve 10.1 kilogram.