Vajza e presidentit të KOKSH dhe ish deputetit të PS, Fidel Yllit, Pegi Ylli i ka dhënë fund beqarisë.
Në ceremoninë e dasmës ishin të ftuar figura të njohura jo vetëm të fushës së sportit, por edhe politikanë.
Gjithashtu pjesë e kësaj ceremonie të veçantë ishte edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda.
Një ceremoni e veçantë për nga organizimi, vajza e Fidel Yllit shkëlqen me fustanin e bardhë në ditën e saj të dasmës teksa ka kurorëzuar dashurinë në martesë, me Nima Eil.
Gjithashtu nuk ka munguar dhe atletja e mirënjohur Pavlina Evro.