Shumë medalje të arta e tituj kampion gjatë karrierës së tij, por i fundit që mori, si duket është më ëmbël kur vjen pas një sakrifice të madhe.
Është Berat Jakupi nga Gostivari, emër i njohur i karatesë në vend tonë dhe më gjërë, ndërsa së fundmi u shpall kampion në kategorinë +84 kg në Kupën e Maqedonisë së Veriut të mbajtur këtë fundjavë, ku morën pjesë 78 karateistë nga 26 klube të ndryshme.
Ky titull si duket është i një rëndësie të veçant në karrierën e tij të karatesë, ku pas një viti me plot sfida arriti të ia del. Jakupi kaloi një operim në gju dhe u rikuperua, ku më pas punoi fortë dhe ia arriti të del i pari.
Berat Jakupi si Kampion Shtetëror i Maqedonisë së Veriut do ta përfaqësoj vendin në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Budapest të Hungarisë nga 24 deri më 29 tetor të këtij viti..