Para pak ditëve kemi raportuar se ka pas shkelje në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të Federatës së Karatesë së Kosovës, i cili u mbajt 4 me korrik të vitit 2023, gjë që vërtetohet nga raporti i monitoruesit të MKRS-së.
Cila janë shkeljet në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor?
Në letrën që kemi siguruar, monitoruesit e Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, kanë raportuar për disa shkelje.
Raporti i monitoruesit të MKRS-së
“Kuvendi i ftuar për në ora 17.00 ka filluar në ora 17.15, sipas materialit të ofruar nga FKK, ku ishte bashkëngjitur rendi i ditës. Në këtë kuvend nuk ishin prezent të gjithë anëtarët e dorëhequr.
Gjithashtu e kam informuar kuvendin se thirrja është bërë në kundërshtim me nenin 6 pika 6 e Statutit të FKK-së, i cili parasheh shprehimisht si në vijim:
Raporti i monitoruesit të MKRS-së
Në situatë kur kryetari apo bordi apo shumica e anëtarëve të bordit dorëhiqen dhe të njëjtit nuk i kryen detyrat e parapara si në Statut, mbledhja e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor do të konvokohet 30 ditë nga dita e dorëheqjes.
Gjatë prezantimit të klubeve është konstatuar se brenda tyre ka pasur delegat të cilët nuk e kanë kaluar fazën e licencimit, kjo është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2022 për kushtet, Kriteret dhe Procedurat e Themelimit, Licencimit dhe Rivlerësimit të Federatave dhje Organizatave Sportive.
Letra e KOK-ut drejtuar WKF-së
Edhe përkundër këtyre sqarimeve, kuvendi ka vazhduar punimet duke zgjedhur organet e reja drejtuese ku ne kemi konstatuar se kryetari i sapo zgjedhur z. Besart Baruti nuk ka pasur bazë deleguese nga asnjë klub.
Në kuadër të asaj që u tha më lartë po e bëjmë një përmbledhje të pikave kryesore:
- Kuvendu është thirrur në kundërshtim me:
- Ligjin për sport Nr. 2003/24
- Udhëzimin Administrativ Nr 01/2022 për kushtet, Kriteret dhe Procedurat e Themelimit, Licencimit dhe Rivlerësimit të Federatave dhe Organizatave Sportive;
Statuti i FKK-së”, shkruan mes të tjerash në raportin e monitoruesit të MKRS-së.
Fakt interesant është se monitoruesit e MKRS kontestojnë kuvendin, se ka pas shkelje, ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës e njeh kuvendin e FKK-së që u mbajt me 4 korrik dhe aq me tepër kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i ka dërguar letër WKF-së (Federatës Botërore të Karatesë).
Paradoksi, MKRS e konteston e KOK e njeh kuvendin si legjitim.