Kosovës i besohet organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ku sot është vendosur në Asambleja e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) në Kretë të Greqisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vlerësuar si triumf i jashtëzakonshëm i sportit tonë.
“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!
Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.
Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe.
Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!”, ka shkruar presidentja Osmani në profilin e saj në facebook.