Kryeministri Albin Kurti ka vizituar ekipin e Kosovës që ndodhet në Heraklion të Greqisë, për Lojërat Mesdhetare në Rërë.
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) publikoi një fotografi nga vizita e Kurtit në kampin e “Dardanëve”.
Kombëtarja e Kosovës në hendboll në rërë zhvilloi sot ndeshjen e parë në Lojërat Mesdhetare.
Kosova pësoi humbje ndaj Italisë, teksa nesër do të përballet me Kroacinë dhe Qipron.