Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, ka uruar shtetin e Kosovës, për marrjen e organizimit të Lojërave Mesdhetare - “Prishtina 2030”.
Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, tha se sporti i Prishtinës i la me gishta ne gojë disa shtete.
Tërstena është i lumtur që Kosovës iu besua organizimi i Lojërave Mesdhetare.
Pamje ka një luftë e Tërstenës në vitet e 80-ta
“Një super lajm, historike, politika dhe sporti i Prishtinës i la me gishta ne gojë disa shtete të Ballkanit. Urime Lojërat Mesdhetare - Prishtina 2030”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.