Klubi i Futbollit i të i Amputuarëve të Kosovës është themeluar në shkurt të këtij viti dhe ka filluar me pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare, mirëpo gjendja financiare e ekpit është shumë e dobët që nënkupton nëse ata nuk arrijnë t’i sigurojnë mjetet financiare, nuk do të marrin pjesë në Nations League.Ky ekip ka kërkuar ndihmën e Federatës për mjete financiare mirëpo kanë marrë përgjijgjie negative.
Në një intervistë për Sport On në Radio Urban FM, të ftuarit Mendim dhe Mirjon Samadraxha biseduan në hollësi për gjendjen e ekipit.
Mirjon Samadraxha, themeluesi dhe kapiteni i skuadrës foli për fillimet e ekipit,interesimin për t’u bashkuar në ekip dhe rregullat në këtë lojë.
“Ideja për ta themeluar ekipin ka filluar kur e kemi parë një kategori e cila nuk po mundet me u inkuadru në sport, kemi filluar me një lojtarë, dy, tre dhe tashmë jemi 17-18 lojtarë aktiv.
Rregullat e lojës janë të njëjta me futbollin normal vetëm se fusha është 60×40.Lojtarët duhet ta kenë një kembë të amputuar kurse portierat duhet ta kenë dorën,ndërsa rregullat tjera janë të njeta.”
Sa i përket interesimit për t’u bashkuar me ekipin, Mirjoni thotë se mediat ndikuan në këtë pjesë:
“Në fillim kemi qenë pesë persona, pastaj inkuadrimi i mediave ka ndikuar dhe kemi pas interesim për të marrë pjesë edhe lojtarë tjerë, kështu ka shkuar procesi” përfundon kapiteni.