Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës ka pasur një detyrë të veçantë të mërkurën.
Medaljet për medalistët e sportit të mundjes në rërë në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023 i ka ndarë ai.
Një gjë e tillë është vlerësuar nder nga KOK.
"Presidenti i KOK-u, Ismet Krasniqi, është nderuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG).
Presidenti Krasniqi ndau medaljet për medalistët e sportit të mundjes në rërë në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023", ka shkruar KOK.