Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, sot ka pritur notarët e klubit të Ferizajt.
Ferizaj në krye me Kimete Alidemën, morën komplimente nga i pari i komunës së Ferizajt.
Aliu ka përgëzuar notarët e klubit për sukseset që po shënojnë në garat e ndryshme.
“Mirëprita sot, ekipin e suksesshëm të notarëve të rinj nga Klubi i Notit Ferizaj, të përbërë nga maratonistët Dea Misini, Dea Shabani dhe Erion Selmani, që sfiduan ujërat deri në 5000 metra gjatësi e që gjithashtu, në këtë sezon, morën pjesë në gara të shumta rajonale, duke përfaqësuar denjësisht e suksesplotë Ferizajn dhe gjithë Kosovën në këtë sport, sukses ky që ka pasur e do ta ketë mbështetjen tonë të plotë”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.