Mjegull e madhe në karatenë e Kosovës.
Avni Gashi thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të Federatës së Karatesë së Kosovës.
Dihet se para pak ditëve FKK-së i është pezulluar licenca nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
Krahu tjetër e konsideron Besart Barutin kryetar të federatës, që është zgjedhur me 4 korrik të vitit 2023.
FKK e Besart Barutit ka reaguar.
”Federata e Karatesë e Kosovës ju njofton që kemi pranuar ftesën e z. Avni Gashi për Kuvend të Jashtëzakonshëm Zgjedhor për datën 28 shtator 2023.
Bazuar në Nenin 10, Pika 8 të Statutit të FKK-së, Sekretari i FKK-së është “Përgjegjës për ligjshmërinë në punën e FKK-së”, andaj ju bëj thirrje të gjitha klubeve të FKK-së mos ti përgjigjen ftesës së z. Avni Gashit pasi në tërësi shkel Statutin e FKK-së, Statut të cilin klubet e FKK-së e kanë miratuar në Kuvend.
Gjithashtu, FKK-ja është duke e analizuar Vendimin për Pezullim e Licencës nga Ministri z. Hajrulla Çeku, dhe se shpejti do t’i njoftoj klubet që do të mbahet një Kuvend bazuar në Rekomandimet e MKRS-së.
Ftojmë MKRS-në, konkretisht Ministrin z. Hajrulla Çeku, Zëvendësministren znj. Daulina Osmani, Drejtorin e Departamentit për Sport në MKRS z. Ibër Alaj, si dhe Departamentin Ligjor të MKRS-së që të reagojnë për thirrjen e paligjshme të Kuvendit nga z. Avni Gashi”, thuhet mes të tjera në letrën e FKK-së.