Sot në orët e pasdites do të mbahet Kuvendi zgjedhor i Federatës së Karatesë së Kosovës.
Lajmi konfirmohet nga Avni Gashi.
Siç dihet FKK iu është pezulluar licenca nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
“Sot në orën17:00 në Hotel ‘Sirius’ e kemi kuvendin zgjedhor”, ka bërë të ditur Gashi.
Është interesant se me 4 korrik të këtij viti u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor i FKK-së, ku u zgjodh kryetar Besart Baruti por ky kuvend u kontestua nga MKRS, sipas tyre për shkak të disa shkeljeve.