Avni Gashi është rizgjedhur kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.
Gashi zotohet se do punojë për të mirën e karatesë dhe në ngritjen e nivelit.
Në Kuvend morën pjesë 25 delegatë nga gjithsej 44.
Gashi u votua nga 24 delegatë dhe rizgjidhet kryetar.
Kuvendi është monitoruar edhe nga përfaqësuesit e Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
Kuvendi u mbajt në hotelin “Sirius” në Prishtinë.