Karateisti Melos Gashi ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, se ka braktisur kombëtaren e Kosovës dhe i bashkohet Shqipërisë.
Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të padrejtësive dhe e ka pa të rrugës tani e tutje të përfaqësoj fanellën kuqezi.
“Pas një karriere shumë të suksesshme dhe me krenari për përfaqësuesen e Kosovës, fitues i shumë medaljeve ndërkombëtare ku përfshihen nënkampion i Evropës, nënkampion ballkanik, dy herë medalist në Youth League, medalist i bronztë në Kampionatin Mesdhetar, kampion i Kosovës për shumë vite, si dhe i pari në ranglistën botërore WKF (2019).
Shkaku i ngjarjeve dhe padrejtësive të fundit që më janë bërë mua si garues nga individ jo legjitim dhe të vetëmëruar në FKK, duke më ndëshkuar për Kampionatin Ballkanik e duke me etiketuar moralisht, si dhe më pas duke më eliminuar nga lista e pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror (si kampion i kategorisë) për të cilin jam përgatitur tash e një vit.
Kjo padrejtësi ndaj meje është e papranueshme, sepse nuk e meritoj këtë poshtërim, shkelje te djersës, si dhe këtë stres e ngarkesë që më është shkaktuar.
Si pasoj e këtyre padrejtësive, me keqardhje ju njoftoj se unë nuk do jem më përfaqësues i Federatës së Karatesë së Kosovës.
Unë kam vendosur që karrierën time si sportist tani e tutje ta vazhdoj në një kapitull të ri, duke e përfaqësuar me nderë dhe krenari Kombëtaren e Shqipërisë dhe ngjyrat Kuq e Zi.
Dua të falënderoj Klubin e Karatesë Olimp me trajnerët Asdren Myrtaj e Jetmir Rexhepin, trajnerët dhe shokët e përfaqësueses si dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur gjatë këtyre viteve.
Ju dëshiroj suksese dhe të gjitha të mirat në jetë”, njofton Melosi në profilin e tij në facebook.