Në një ambient të bukur në hotelin “Aleksander Palace” në Shkup, u nda çmimi “Oskari i Artë Olimpik” nga sportisti më i mirë i shqiptar i të gjitha kohërave, ish mundësi Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988.
Në ceremoni ishin shumë figura të shquara, si trajneri i trajnerëve në Kosovës, Ajet Shosholli, legjenda e boksit Zahir Shabani, kryetari i Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut në boks, Faton Salihu etk.
Musa Selimi e Sami Ademi dhe 13 të tjerë janë fituesit e Çmimit “Oskari i Artë Olimpik”.

Fituesit e Çmimeve
Shaban Tërstena ka disa fjalë interesante për ceremoninë që ka organizuar për vitin e shtatë më radhë.
“Në një ambient të ngrohtë, kisha nderin dhe kënaqësinë që edhe këtë edicion të Oskarëve të Artë Olimpik, tani më tradicionalisht e shtata me radhë u mbyll me legjendat e ndryshme ata kontribuues sferën e artit, sportit, akademik të shquar nga vendi dhe jashtë vendit, gazetarë dhe të tjerë.

Sami Ademi - djathtas dhe Shaban Tërstena - majtas
Realisht deri më tani të gjitha organizimet kanë qenë të veçanta, por ky i ditës së sotme përmbushi edhe mozaikun edhe më shumë, ishte diçka më ndryshe nga herave tjera.
Me shumë respekt dhe dashamirësi ndava 15 çmimet Oskarëve të Artë Olimpik për njerëzit e veçantë të jetës publike të cilët secili prej tyre japin një frytshmëri unikat në shoqërinë tonë.

Shaban Tërstena e Lulzim Tafa
Në vijim do rendis 15 fituesit e çmimit të Oskarëve të Artë Olimpik, të cilët i ndava nga vetë dora ime si një kampion i historisë botërore.
"Kolegji AAB " në Prishtinë, Rektori, prof. Dr. Lulzim Tafa

Shaban Tërstena e Arben Halili
Moderatorë në TVM2 Avni Qaili
Universiteti “Hasan Prishtina” Dekani i sportit, Prof. Dr. Musa Selimi

Pronari i "Focus Print ", Imer Gogjufi
Piktor, Prof. Miftar Memeti
Gazetar TV24– Mishko Ivano
"Kolegji Universi " Dekani i sportit, Prof. Dr Abedin Bahtiri
TV - Klan Maqedoni, drejtor Arben Halili
Gazetari sportiv Igor Ivanovski
Gazetari sportiv Sami Ademi
Aktori Sabedin Selmani
Shkolla e Muzikës në Tetovë, Prof.Ljupço Perinski
Foto Bruno, Agim Thaqi
Gazetari sportiv – Goran Milkovski
Miku i kampionit Bilgin Xheladini
Të gjithë fituesit të këtij çmimi në forma të ndryshme kanë kontribuar për ngritjen dhe avancimin e jetës time sportive dhe jo vetëm, për ndarje të Oskarëve të Artë Olimpik.
Këtë vit përmbylla me ndarjen e 15 çmimeve ashtu siç i ceka më lartë, ndërsa në vitin 2024 vijoj edhe me çmime të reja ku ky vit që po pason është edhe 40 vjetori, jubileu i fituar të medaljes së artë në Los Angelos. Na presin befasi shumta”, ka thën[ë Tërstena.