Karateistët e kombëtares së Kosovës po tregojnë formë të mirë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Djelmoshat treguan cilësi dhe fituan me 3:1 ndaj Belgjikës.
“Kosova mund Belgjikën si nënkampione Evropiane në Kampionatin Botërorë të karatesë në Hungari.
Kombëtarja në përbërje nga: Elhami Shabani, Mirlind Rexhepi, Benjamin Shabani, Endrit Beka, Jakup Ajdari, Shpresim Shabani dhe Albinot Selmani.
Kombëtarja jonë mundi me rezultat 3:1 në një përballje shumë të vështirë Kombëtaren Belge duke fituar me një përkushtim të madh nga garuesit tanë.
Nesër Kombëtarja jonë takohet me Jordaninë 🇯🇴 një kombëtare shumë e vështirë”, njofton FKK.