Pas meshkujve që ngadhënjyen me rezultat 3:1 ndaj Belgjikës, edhe vashat e kombëtares së Kosovës treguan nivel të lartë duke e mposhtur me 2:0 Anglinë, në kuadër të Kampionatit Botëror që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Karateistet e Kosovës në krye me Fortesa Oranën treguan paraqitje shumë të mirë.
“Ekiporja e femrave në karate në Kampionatin Botëror mund kombëtaren e Anglisë me rezultat të pastër 2:0.
Kosova në përbërje: Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Albulena Gervalla dhe Hatigje Zejnullahu.
Kosova nesër në kualifikime vazhdon kundër kombëtares së Japonisë”, njofton FKK.