KPP Priping në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojë turneun tradicional, “PINK-PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament” për personat e prekur nga kjo sëmundje.
“Muaji Tetor është muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit në gjithë botën andaj KPP Priping me anë të sportit të pingpongut i është bashkangjitur kampanjes Prishtina Roze ku synon të ngrisë vetëdijesimin për kontrollimet hershme dhe të luftojë këtë sëmundje ysh në hapat e parë.
Klubi jonë do të sigurojë pajisjet e nevojshme për turne, kurse qytetareve krejt çka ju duhet është të vijnw në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, sonte nga ora 18:00.
Pjesë e këtij eventi është edhe doktor Ilir Kurtishi, Drejtor i Onkologjisë në QKUK”, njofton klubi i pingpongut Priping nga Prishtina.