Sot është ditë e madhe.
Dita e diel e 29 tetorit do të shënohet me shkronja të arta për karatenë dhe sportin e Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest të Hungarisë
Ky është suksesi më i madh në sportet ekipore për shtetin e Kosovës.
Trimëreshat tona në finale e repezashit e gjunjëzuan me rezultat 2:0 Kazakistanin e favorizuar.
Vashat tona treguan guxim e mjeshtri në arenë dhe kjo rezultoi me triumfin e madh.
Karetsistja më e mirë në vendin tonë, Fortesa Orana, sypatrembur në çdo duel, është sikur në qiellin e shtatë, duke deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”: “E kam besuar dhe jam nis për fitore.
Dhe ja dolëm si ekip me marrë vendin e tretë në botë.
Personalisht, duelet e mija kanë qenë bindëse, 5 duele e 5 fitore.
Anglezen e kemi mundur, pastaj Japoninë, Francën, Zvicrën dhe për të bronztën kazaket, të treta e olimpiadës”.