Isak Curri, trajner i kombëtares së Kosovës, ndihet krenar për suksesin e madh që kanë arritur sot në Kampionatin Botëror që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Kombëtarja e Kosovës është fituese e medaljes së bronztë, pasi që e mposhti me rezultat 2:0 Kazakistanin.
“Është sukses i madh.
Kjo i jep forcë karatesë, që te kemi paraqitje në aktivitetet e ardhshme”, tha Curri për gazetën kombëtare “Bota sot”.