Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nlnkampion olimpik në vitin 1988, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, ka uruar vajzat e kombëtares së Kosovës, për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të karatesë që u mbajt në Budapest të Hungarisë.
Sportisti më i mirë i të gjitha kohërave, Tërstena, uron stafin kombëtar dhe Kosovën për këtë sukses.
Vashat që lartësuan shtetin Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu e Albulena Gërvalla.
“Shkurt e shqip, vetëm me vajza Kosova po shkruan historinë e sportit kosovar.
Ju lumtë juve vajza që e keni derdhur djersën për Kosovën, Albulenë, Hatixhe, Fortesë dhe Vlerë.
Urime edhe stafit të kombëtares për suksesin e arritur, medaljen e bronztë nga Kampionati Botëror i karatesë.
Ky është fillimi, të vazhdoni rrugën e sukseseve, se edhe viti i ardhshëm vjen shpejt, pra Kampionati Evropian dhe Botëror, suksese”, ka uruar Tërstena.