Sportisti i Kosovës përlotet gjatë fjalës së tij në Shqipëri

Sporti

Sportisti i Kosovës përlotet gjatë fjalës së tij në Shqipëri

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:20
Alvin Karaqi

Kampioni i karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi, është nderuar sot (31 tetor) nga qeveria shqiptare me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”.

Teksa mori fjalën pas marrjes së medaljes, kampioni i karatesë s’ka mundur t’i mbajë lotët, ndërsa tha se ditën kur i ofruan  mbajtjen e flamurit kuqezi në ceremoninë hapëse të Kampionatit Evropian, u ndje si Gjergj Kastrioti.

Mes lotësh ai ka falënderuar familjen e të gjithë ata që kanë kontribuuar në rrugëtimin e tij.

Alvin Karaqi nga Kosova që përfaqëson  Shqipërinë: "Faleminderit të gjithëve, grupit, trajnerit, ju prindër.

Të gjithë jeni arsyeja që unë kam fituar. Dita kur mora flamurin për të përfaqësuar Shqipërinë në ceremoninë e hapjes, aty ishte medalje ime.

Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti. Falenderoj ekipin olimpik dhe presidentin.

Nëse kjo medalje do ishte picë do e kishim ndarë bashkë. Faleminderit për mbështetjen morale dhe jo vetëm. Uroj të gjithë sportistët ta përjetojnë këtë ndjenjë që ndejë unë tani".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat