Drejtori për sport në komunën e Prishtinën, Granit Rugova, mburret me ecurinë e sportit veçmas në kryeqytetin e Kosovës.
“Kryeqyteti zyrtarisht kandidate për titullin ‘Prishtina, qytet evropian i sportit 2024’.
Pas dorëzimit të kandidaturës, mirëpritëm komisionin vlerësues të ACES Europe për dy ditë vlerësimi të infrastrukturës, klubeve, projekteve dhe mundësive që i ofron Prishtina jonë për të bartë këtë titull.
Shumë krenar me përkushtimin e ekipit tim në Drejtorinë e Sportit për këtë përgatitje qe nga janari i këtij vitit.
Deri në fund të javës tjetër do të pranojmë përgjigjen e komisionit.
Forca Prishtina!”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook .