Shqipëria ka ardhur me 8 medalje nga Kampionati Botëror i Karatesë në versionin WTKA. Enver Cakiqi, presidenti i nderit i Federatës Shqiptare të Karatesë, ka uruar Kosovën për arritjen, por mbi të gjitha dhe Alvin Karaqin për medaljen e marrë në Lojërat Olimpike Europiane në Krakov të Polonisë.
E më pas ka treguar dhe atë çfarë ka ndodhur në Itali me Shqipërinë.
"Morëm katër medalje ari, që u fituan nga Dalin Shahinasi, Uinki, Ala dhe medaljen e argjendtë e ka marrë Ornela Bardhi e Ana Kirova, bullgare që përfaqëson klubin tonë", thotë Enver Cakiqi
A mund të kishte marrë më shumë Shqipëria në këtë Botëror? Sakiqi më parë i është falënderues prindërve për të gjithë mbështetjen e pjesëmarrjes në këtë Botëror
"Me të thënë të drejtën ne arritëm suksesin më të madh se sa prisja realisht.
Jam shumë i kënaqur me disiplinën dhe suksesin e nxënësve tonë", thekson Cakiqi.
Por cilat janë aktivitetet në të ardhmen? Cakiqi e ka një përgjigje, ndërsa tregon dhe mbështetjen e madhe të ndihmësve të tij.
"Kemi më 12 nëntor Kupën e Pavarësisë në Vlorë. Do të përfaqësohemi me dy klubet tona në të cilën japim mësim Urban Clip dhe Matrix. Dhe besoj se me punën e sportistëve, por dhe me ndihmën e prindërve dhe të tjerëve do të arrijmë sukseset e parashikuara", ka përfunduar Cakiqi.