Klubi i sporteve të ujit “Otrila” ka shënuar rezultate të lakmueshme në ë kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Tri rekorde nga notarja Hana Beiqi, ndërsa shkëlqen 10 - vjeçari Ron Qoqaj.
Rezultate impresive për klubin nga Prishtina.
“Tri rekorde absolute nga sportistja rekordmene Hana Beiqi në garën ndërkombëtare ‘Skopje Open 2023’.
3 të arta, 9 të Argjendta, 1 e bronztë, bilanci I medaljeve të sportisteve të Klubit Otrila, e veçantë medalja e argjendtë nga sportisti 10-vjeqar Ron Qoqaj.
Shumë urime sportistëve suksese në garat e ardhshme!”, njofton klubi Otrila.