Karateistja Alma Loki sot ka shënuar sukses të madh në Lubjanë të Sllovenisë.
Loki është nënkampione e Ballkanit në kata.
Megjithatë Loki është dëmtuar nga gjyqtarët, ndryshe do ta fitonte garën.
“Kampionia e klubit tonë Alma Loki sot fitoj vendin e dytë në Kampionatin Ballkanik në Kategorinë U21 Kata.
Kampionia kishte një vit të suksesshëm, vazhdojmë tutje”, njofton Halil Mahalla, kryetar i KK Kastriotit të Ferizajt.