Edhe një sukses tjetër për karatenë e Kosovës.
Trajenri Bajram Desku pajiset me licencë të gjyqtarit ballkanik.
Ai ndihet i lumtur për këtë duke u zotuar se do të ndajë drejtësinë në mënyrë më të mirë.
“Në Kampionatin Ballkanik i cili po mbahet në Lubjanë të Sllovenisë, nga data 16 – 19 nëntor isha i deleguar nga Federata e Karatesë ta ndaj drejtësinë dhe t’i nënshtrohem provimit për refer ballkanik, të cilin e kalova me sukses.
Falenderoj Federata e Karatesë e Kosovës, në krye me Kryetarin Besart Barutin, dhe komisionin e gjyqtarëve për besimin në delegim.
Së pari falënderoj Familjen time, kolegët e punës, shokët dhe miqtë e vërtetë, falenderoj nxënësit e mi dhe bashkëpunëtorët.
Këtë sukses ja dedikoj familjarëve të mijë që nuk jetojnë më: Nënës sime, motrës dhe dy vëllezërve të mijë që i kisha çdoherë në mbështetje gjatë rrugëtimit të vështirë
Jam krenarë që pas shumë pengesave, injorimeve e diskriminimeve të vazhdueshme nuk u dorëzova dhe ja dola”, ka thënë Desku.