Javë më parë Kombëtarja e Kosovës në karate tek konkurrenca e femrave, arriti që ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.
Të suksesshëm janë edhe gjeneratat e reja, që i sollën shumë medalje Kosovës nga Kampionati Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U-21, që u zhvillua këtë fundjavë në Lubjanë të Sllovenisë.
Medaljen e argjendtë e fituan: Redona Gashi (U-21, 50 kg), Artiol Shaqiri (junior, -76 kg), Erblin Shoshi (kadet, -52 kg) dhe Islam Selmani (U-21, -60 kg) në kumite, kurse në kata, Alma Loki (U-21).
Ndërsa medaljen e bronztë e fitoi Blerand Hyseni (kadet, +70 kg).
Këta emra, por edhe shumë karateistë të rinj që morën pjesë, janë shpresë e Kosovës për garat e mëdha në të ardhmen, pasi deri më tani i kanë sjellur vendit tonë medalje dhe çmime të shumta.