Në sallën e konferencave të Federatës së Paqes Universale në Tiranë e cila ka edhe selinë e ambasadës për të gjithë rajonin e Ballkanit ka vlerësuar me titullin “Ambasador të Paqes” njëmbëdhjetë figura publike të rëndësishme të jetës publike shqiptare, që ishin të përzgjedhur nga Këshilli i Paqes në Tiranë në krye me gazetarin Dëfrim Methasani.
Këto emërime ishin nga fusha të ndryshme.
Nga Këshilli i Paqes Tiranë, janë vlerësuar 11 personalitete të shquara shqiptare me titullin :Ambasadorë për Paqe".
Në mesin e atyre që u nderua me këtë titull është edhe gazetari i sportit nga Kosova, Gani Kosumi.
Këta janë të dekoruarit:
Preç Zogaj, publiçist
Prof Dr. Alma Cani, mjeke
Gani Kosumi, gazetar sporti nga Kosova
Tatjana Dishnica, profesoreshë në UB Tiranë
Agim Canaj, ish futbollist, trajner
Dr. Jolanda Lila, kërkuese shkencore
Skender Murrja, ish mësues dhe drejtues në arsim
Haxhi Dauti, kengetar humanist
Dr Ergerta Ktona, mjeke
Gjinovefa Kadriu, Keshilltare në bashkinë e Tiranës
Dhe Agim Kuri, operator RTSH
Në këtë ceremoni të zhvilluar në Tiranë, Gani Kosumi në mesin e të dekoruarve ishte personi i vetëm nga Kosova që u nderua me këtë çmim.
Disa fjalë për Gani Kosumin i cili u nderua me këtë çmim:
Gani Kosumi u lind në Tugjec të Kamenicës më 1955. Gjimnazin e mbaroi në Prishtinë, duke qenë gjenerata e parë e gjimnazit ”Xhevdet Doda”, ndërsa studimet i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Filozofik, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe.
Krahas studimeve ai nisi punën e gazetarit sportiv në vitin 1981 te Programi i Dytë i Radio Prishtinës. Pas pak vitesh do të kalojë te redaksia e sportit në Programin e Parë të Radio Prishtinës, ku për shumë vite drejtoi emisionin "Pasditja Argëtuese Sportive".
Gjatë viteve 1991-1999 Gani Kosumi raportoi te programi satelitor i RTSH dhe te disa nga gazetat që dilnin në Kosovë dhe në Shqipëri. Pas mbarimit të luftës punoi si redaktor te Radio Rilindja dhe me 2001 kthehet te Radio Kosova si redaktor i redaksisë së sportit.
Në vitin 2010 botohet libri; “Gani KOSUMI, 30 vjet të gazetarisë sportive” e autorit Xhavit Kajtazi. Për punën dhe përkushtimin në gazetari sportive, Gani Kosumi është nderuar me çmime dhe mirënjohje të shumta, sikurse ai i vitit 2013, “Gazetari më i mirë për Radio në Kosovë” nga Shoqata e Gazetarëve sportivë të Kosovës. Veçojmë Çmimin “Ali Shala” për vepër jetësore, të ndarë në vitin 2019, si dhe dy çmimet në vitin 2020; ai për “Vepër jetësore” nga Grupi “Koha” dhe çmimi nga Komuna e Prishtinës, me rastin e Laureatëve të vitit.
Gani Kosumi njihet edhe për pasionin e tij për fotografi. Deri më tani ka shkrepur mbi 200 mijë fotografi në kohë të ndryshme. Disa prej tyre i përzgjodhi dhe shfaqi në ekspozitën “Mbijetesa e Sportit të Kosovës 1991-1999”, të mbajtur në Prishtinë në nëntor 2023.
Gani Kosumi është anëtar nderi i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës dhe është ndër të parët që është pajisë me kartelen e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë Ndërkombëtar – AIPSA.