Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi, ankohet për ligjin e ri të sportit në Kosovë.
Cilat janë arsyet që ai ankohet?
“Çfarë dëmi për sportet e që janë jo olimpike dhe që janë pjesë e sporteve GAISAF.
Sportet që kanë dhënë shumë për përfaqësimin e Kosovës në shumë vende të cilat as që e njohin shtetin e Kosovës kështu duhet të shpërblehen apo?
Sporti i karatesë ishte pjesë e programit Olimpik është pjese e Lojërave Botërore, Evropiane dhe mesdhetare të organizuara nga Komiteti olimpik Ndërkombëtar.
Si ka mundësi që sportistët dhe trajnerët mos të përfitojnẽ pension të përhershëm nga ligji i Sportit.
Kujt po i konvenon që sporti individual me masovik dhe me rezultativ në 40 vitet e fundit ne Kosovë të pësoj kështu.
Çfarë politikash anti sportive janë këto e kujt po i intereson të shkatërroj kaq shumë Sportin në Kosovë”, ankohet Gashi.