Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, në ambientet e Capital Pallace në Prishtinë është zhvillua Turneu Ndërkombëtar e shahut "28 Nëntori-Dita e Flamurit 2023".
Në këtë turne pjesëmarrës ishin 92 shahistë nga Izraeli, Ukraina, Bullgaria, India, Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Trinidad Tabaco dhe nga Kosova.
Pjesëmarrës ishin 4 Kryemjeshtër, 3 Mjeshtër Ndërkombëtar, 8 Mjeshtër FIDE e të tjerë.
Garat u zhvilluan sipas sistemi zvicëran në shahun blic 3 minuta + 2 sekonda.
Shahistët dhe të pranishmit i përshëndeti Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës duke ju uruar 28 Nëntorin-Festën e Flamurit dhe njëherësh të zhvillojnë garë fer dhe korrekte.
Ndërkaq gjyqtari kryesor, Burhan Misini i njohu shahistët me rregullat e lojës në këtë turne.
Fitues i Trofeut 28 Nëntori-Dita e Flamurit 2023 është Kryemjeshtri nga Bullgaria, Marin Petrov me 11 pikë nga 13 parti të zhvilluara.
Pas tij u renditën, Konstatin Tarlev/Ukrainë/ 10,5, Evgeny Postny/Izrael/ 10, Ardian Jashari /Kosovë/10, Nderim Saraçi/Kosovë/ 9,5, Sulejman Suloviq/Serbi/ e kështu me radhë.
Diana Tarleva/Ukrainë/ me 9 pikë ishte femra më e dalluar.
U shpërblyen edhe: Naim Igrishta /Kosovë/Elo 1900 dhe Faruk Seferoviq/Serbi/ me Elo 2100 si dhe S65-Lubomir Iliq/Maqedoni e Veriut/.
Fondi shpërblyes për këtë turne ishte 1000 euro, kurse fituesi u shpërblye me 300 euro.
Drejtësinë e ndanë: Burhan Misini/kryesor/, Besnik Berisha, Fatmir Gërguri dhe Fadil Pireva.