Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pasi Prishtina është zgjedhur “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024.
KOK-u shprehi falenderime për kryetarin e kryeqytetit Përparim Rama, i cili sot ka marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel.
“Është kjo një tjetër arritje e sportit tonë, veçanërisht Prishtinës, sukses ky në të cilin kontribuoi edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.” thuhet tutje në njoftim.
Ky është një sukses i madh për sportin në përgjithësi.