Futbollisti i Arsenalit ndryshon sport dhe mposht ekipin nga Kosova

Sporti

Futbollisti i Arsenalit ndryshon sport dhe mposht ekipin nga Kosova

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 12:51
Olesandr Zinchenko

Ylli ukrainas i Arsenalit, Olesandr Zinchenko ishte pjesë e fitores së ekipit të tij Passion UA ndaj ekipit nga Kosova, Illyrians në Counter-Strike 2 ose e njohur ndryshe si CS2.

Komuniteti i ‘esports’ mbeti i befasuar pasi Zinchenko bëri një paraqitje të pazakontë në turneun e CS2, United TwentyOne.

Futbollisti i Arsenalit iu bashkua një ndeshjeje konkurruese të Counter-Strike 2 për skuadrën Passion UA ndaj Illyrians.

“Për shkak të problemeve me internetin, zeRRoFIX nuk mund të luajë kundër Illyrian në United TwentyOne. Pra, ne morëm zëvendësuesin më të madh që mund të gjenim – themeluesi ynë Oleksandr Zinchenko hyn në lojë”, thuhej në njoftim.

Passion UA është ekip i themeluar nga Zinchenko, i cili zëvendësoi një lojtar tjetër të quajtur Eduard “zeRRoFiX” Petrovskyi, i cili nuk ishte në gjendje të merrte pjesë për shkak të problemeve të internetit.

Në fund, ekipi ukrainas fitoi me rezultat 2-1 me ‘mapa’ ndaj ekipit nga Kosova.

Paraqitja e Zinchenkos në CS2 ka befasuar të gjithë dhe tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat