​Ademi bën homazhe tek shtatorja e Erion Kajtazit

Sporti

​Ademi bën homazhe tek shtatorja e Erion Kajtazit

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 14:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë sot homazhe dhe ka vendosur buqeta lulesh tek shtatorja e ish-futbollistit të Trepçës’89 dhe Kombëtares së grupmoshave të Kosovës, Erion Kajtazi në Mitrovicë.

Kjo shtatore u përurua më 3 dhjetor në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Kreu i FFK-së gjatë nderimit që i bëri talentit të futbollit kosovar ishte i shoqëruar nga babai i Erionit, Fatoni dhe përfaqësuesi i Trepçës’89, Arsim Islami.

Erion Kajtazi ndërroi jetë një vit më parë pas një sulmi në zemër gjatë ndeshjes A&N – Trepça’89 në Superligën e juniorëve, transmeton KosovaPress.

Me këtë rast Ademi edhe një herë vlerësoi talentin e jashtëzakonshëm të Erionit, teksa theksoi se shtatorja e tij do të shërbejë si frymëzim për gjeneratat e reja.

Erioni ishte njëri prej talenteve më të mëdhenj të futbollit kosovar dhe vlerësohej si futbollist me potencial të jashtëzakonshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat