Ish – atletja e njohur kroate, Ivana Brkljaçiq tallet me tenistin provokues, serbin Novak Gjokoviq dhe këngëtaren boshnjake Lepa Brenën.
Ajo në Facebook ka shkruar për Luftën e atdheut të saj.
Brkljaçiq tallet duke shkruar kësisoj për Gjokoviqin dhe Lepa Brenën: “Ndez një podcast e Jelena Gjokoviq përmend traumat duke aluduar në ngjarjet e luftës, Novaku është gjithashtu i traumatizuar nga lufta, hap median ‘tonë’ Brena përmend traumat që ajo dhe Bobo kanë kaluar në martesën e tyre dhe tregon për ‘situata të vështira që kanë mbijetuar së bashku’.
Rrëmbimi i një fëmije, shembja e shtetit, vdekja e prindërve. Shpërbërja e shtetit në 3 traumat kryesore të jetës”.
Më tej tallet: “Në të ardhmen, një ditë të gjithë do të duhet t'u kërkojmë falje vëllezërve tanë për traumën, shembjen e ish shtetit, luftën”
Kujtojmë se Bërkljaçiq ishte kampione kombëtare dhe atletja e parë kroate që hodhi çekiçin më larg se 70 metra, transmeton media kroate “Veçernj List”.
Nga ana tjetër media serbe “Veçernj Novosti” llomotit kundër kroates duke shkruar: “Një shkrim skandaloz nga një sportiste e njohur kroate.
Ish-atletja kroate Ivana Brkljaçiq ka komentuar shpërbërjen e Jugosllavisë, pra qëndrimin ndaj saj dhe luftës dhe në komentin e saj ka përmendur edhe Novak Gjokoviqin.
Ajo ka shkruar një koment më se skandaloz në rrjetin social Facebook dhe ndjekësit e saj e mbështesin”.