​Votohet projektligji për sport, synohen reforma të thella në këtë fushë

Sporti

​Votohet projektligji për sport, synohen reforma të thella në këtë fushë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 12:52
Daulina Osmani

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka votuar projektligjin e ri për sport.

Me këtë rast, zevendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani ka thënë se ky projektligj synon reforma të thella në sportin vendor.

Osmani: Projektligji për sport reflekton reformë të madhe sportive

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka votuar projektligjin për sport i cili reflekton reformën më të madhe vendore sportive që e mban në qendër sportistin dhe sportin në përgjithësi. Propozimet e këtij ligji janë në linjë me nevojat e kahmotshme të shtyllës sportive vendore, përditësojnë qasje e institucioneve sportive karshi politikës sportive shtetërore përmes riorganizimit institucional si dhe njëkohësisht e fuqizon sektorin në kapacitete e ne standarde të reja te qeverisjes me qëllim që në vitin 20030 të shpalosim potencialin real e sportiv për organizimin e Lojërave Mesdhetare”, tha Osmani.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se veçantia e këtij projektligji është se i trajton edhe ish-sportistët dhe trajnerët që kanë kontribuar në kohën e okupimit.

Osmani: Me projektligjin e ri trajtohen edhe ish-sportistët dhe trajnerët e kohës së okupimit

“E veçantë e saj është që në kuadër të ligjit po ashtu adresohen edhe të drejtat e ish-sportistëve, trajnerëve të cilët kanë dhënë kontributin e tyre gjatë kohës së okupimit. Përmes kësaj reforme po synojmë që sportin ta shëndrrojmë në sektor me ndikim e impakt direkt në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.”, theksoi Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat